Pheniani paralajmëron sulm bërthamor nëse provokohet me armë bërthamore

Pheniani paralajmëron sulm bërthamor nëse provokohet me armë bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vëzhgon provën me raketë balistike

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se Pheniani nuk do të hezitojë të ndërmarrë një sulm bërthamor nëse një armik e provokon atë me armë bërthamore, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve.

Udhëheqësi koreanoverior i bëri komentet gjatë një takimi me ushtarët që shërbejnë nën ombrellën ushtarake të divizionit të raketave lidhur me stërvitjen e fundit ushtarake dhe provën me një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), tha agjencia e lajmeve KCNA.

“Ai tha se aktiviteti ushtarak i kohëve të fundit ishte një shpjegim i qartë i mënyrës së kundërsulmit edhe përparimeve të strategjisë dhe doktrinës bërthamore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë për të mos hezituar me një sulm bërthamor kur armiku e provokon atë me armë bërthamore”, tha agjencia e lajmeve KCNA.

Koreja e Veriut tha të martën se kishte testuar raketën e saj balistike ndërkontinentale më të fundit për të vlerësuar gatishmërinë luftarake të forcës së saj bërthamore kundër armiqësive amerikane në rritje.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e kanë dënuar provën e fundit të Koresë së Veriut me raketë balistike.

Udhëheqësi koreanoverior tha se prova e së hënës demonstroi aftësitë e larta të ushtrisë dhe të sulmit të shpejtë, ndërsa bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve për të forcuar edhe më tej efikasitetin e saj luftarak, raportoi KCNA.

Në një deklaratë të veçantë, motra e udhëheqësit koreanoverior, Kim Yo Jong e dënoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbajtjen e një takimi lidhur me provat e Phenianit, duke thënë se vendi i saj ushtroi të drejtën e provave për vetëmbrojtje.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet t’i mbajnë përgjegjëse Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për veprimet dhe aktet e papërgjegjshme të cilat kanë përkeqësuar tensionin në gadishullin Korean përmes provokimeve të ndryshme ushtarake gjatë gjithë vitit”, tha ajo./DW

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë