Pheniani përgjigjet flakë për flakë
“Do sulmojmë bazën amerikane”

Pheniani përgjigjet flakë për flakë<br />“Do sulmojmë bazën amerikane”
Koreja e Veriut po shqyrton një sulm me raketa pranë ishullit të Guam të SHBA-ve në Paqësor, pak orë pasi presidenti Donald Trump kërcënoi Phenianin se nëse nuk ndalonte kërcënimet do të përballej me zjarr dhe shkatërrim.
 
Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut tha se autoritetet po mendonin një plan për të lëshuar raketa me rreze të mesme dhe të gjatë rreth Guam, bazë e bombarduesve strategjikë të SHBA-ve.
 
Kjo deklarata shënon një rritje të theksuar të retorikës ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut.
 
Komentet e Presidentit Trump erdhën pas një raporti mediatik të “The Washington Post” që pretendonte se Koreja e Veriut kishte prodhuar me sukses një mbushje bërthamore të mjaftueshme për t'u përshtatur brenda raketave të saj.
 
Raporti i Washington Post, i cili citoi zyrtarët e inteligjencës amerikane, sugjeron se Koreja e Veriut po zhvillon armë bërthamore të afta për të goditur Shtetet e Bashkuara me një ritëm shumë më të shpejtë se sa pritej.
 
Agjencia zyrtare koreane e lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) tha se ushtria ishte "duke shqyrtuar me kujdes planin operativ për të ndërmarrë një lëshim raketash në zonat rreth Guam me raketë balistike Hëasong-12", shkruan BBC.
 
Agjensia shkruan se plani do t'i raportohej Komandës Supreme pas "shqyrtimit të plotë dhe përfundimit" dhe do të vihej në praktikë me urdhër të liderit Kim Jong-un, raportoi agjensia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga