Pheniani premton: Plani për sulmin 
mbi Guam, gati në mes të gushtit

Pheniani premton: Plani për sulmin <br />mbi Guam, gati në mes të gushtit
Koreja e Veriut thotë se plani për të lëshuar disa raketa në afërsi të territorit amerikan të Guam do të jetë gati deri në mes të gushtit, si përgjigje ndaj kërcënimeve të presidentit Trump.
 
Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se raketat “Hwasong-12” do të kalojnë mbi Japoninë dhe do të bien në det rreth 30 km në afërsi të Guam, nëse plani do të miratohet nga dikatatori Kim Jong-un.
 
Pheniani  njoftoi të mërkurën se po planifikonte një sulm raketash kundër Guam, e cila është bazë ushtarake amerikane, e bombarduesve strategjik dhe rreth 163,000 njerëzve.
 
Një deklaratë tjetër tha se ushtria do të "punojë përfundimisht planin" deri në mes të gushtit dhe do t'ia raportojë atë udhëheqësit Kim Jong-un për miratim.
 
"Raketat “Hwasong-12” do lëshohen nga Ushtria Popullore Koreane dhe do të kalojnë mbi qiellin e Japonisë", tha agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), duke cituar shefin e ushtrisë, gjeneralin Kim Rak Gyom.
 
"Raketat do të fluturojnë 3,356.7km për rreth 1,065 sekonda dhe do të godasin ujërat 30-40 km pranë ishullit Guam", raporton agjencia e lajmeve KCNA.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë