Në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një shtëpi u gjendën të vrara dy gra, gjatë mbrëmjes së ditës së hënë.

Kur shkuan në vendin e ngjarjes autoritetet i gjetën dy gratë pa jetë, të cilat ishin goditur të dyja me plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Gratë i përkisnin moshës 44 dhe 66 vjeç të cilat janë gjetur pa jetë në dhomat e tyre.

Për këtë ngjarje policia u njoftua nga një person i cili është marrë në pyetje si dëshmitar për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Autoritetet deri tani ende nuk kanë zbuluar shkaqet dhe kapjen e autorit por po punojnë për zbardhjen e kësaj çështje.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com