Pianistja Elida Dakoli, një koncert edhe një piano dhuratë për Akademinë e Shkencave

Pianistja Elida Dakoli rikthehet pas dhjetë vitesh me një koncert në Shqipëri. Si rrallëherë shqiptaro-amerikania interpretoi koncertin në një piano, të cilën e kishte sjell nga Amerika për t’ja bërë dhuratë Akademisë së Shkencave.

Ajo rrëfen për kamerën e “Report Tv” se pas kërkesës që i bëri ish-profesoresha e saj, Anita Tartari, u vu menjëherë në lëvizje për të bërë më të mirën për artistët shqiptarë.

Ishte ideja e profesoreshës time, Anita Tartari, nga bisedat që kemi bërë, duke qenë se unë përpaqësoj kompaninë “Mason & Hamlin dhe PianoDisc” në Amerikë edhe në Gjermani, më tha: Përse nuk bën diçka për Akademinë e Shkencave. Bisedova me tim shoq edhe ashtu bëmë. Bisedova me miqtë e mi edhe ata ishin shumë dakord. Kështu nisi ideja.

Elida Dakoli, pianiste

Është gjithmonë kënaqësi që të kthehesh në vendin tënd edhe të japësh koncert. Për mua jeta koncertore nuk ka munguar aty ku kam qenë, sepse kam krijuar jetën edhe ambientin tim, por kur kthehem më kujtohen kohët kur kam punuar edhe jetuar këtu. Pianoja ishte një gjest që doja ta bëja për koleget edhe pedagogët e mi, prandaj shpresoj që të bëjnë koncerte të bukura këtu.

Elida Dakoli, pianiste

 

Elida ndalet edhe tek rrugëtimi i saj artistik nga Durrësi në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Pa harruar që të flasë për të shkuarën e saj, ku sistemi komunist ka lënë gjurmë të hidhura.

Koha kalon, por kujtimet mbeten. Unë mendoj se ato duhet që të jetojnë, sepse kur harron të shkuarën  historia do të përsëritet prapë. Unë ja kam treguar historinë e familjes edhe djalit tim 6-vjeçar. Jo të gjithën, por se ishte një njeri i keq, që bëri ato gjëra. Është e tmerrshme çfarë kemi kaluar edhe nuk mund që të harrohet, por gjithmonë me pozitivitetin përse jo që të bëhet diçka e mirë. Unë pata një takim me zonjën Hysi edhe zotin Tufa për këtë. Zonja Hysa foli për krijimin e një faqeje në internet, ku njerëzit do të mund që të shkruajnë se ku gjendet këto eshtra. Ajo ishte shumë pozitive edhe shpresoj, që ato që u thanë të realizohet.

Elida Dakoli, pianiste

 

Kjo përpjekje që pianistja po bën ka të bëjë edhe me rrënjët e saj, eshtrat e gjyshit të saj nuk dihet ende se ku janë.

Sinqerisht, nga të gjitha gjërat që unë kam arritur në jetë. Kjo do të ishte diçka që do ta doja jashtë mase në këtë botë. Një ndër gjërat që do të doja më shumë. Mbaj mend se dikur isha duke parë një film me tim atë, edhe im atë është si të gjithë shqiptarët që nuk qajnë, por kujtoj se filloi që të qante dhe tha:“Duhet që të bëj diçka për të gjetur eshtrat e tim eti”. Gjyshit tim. Ishte diçka që do t’i jepte paqe familjes sime, që të paktën ne ta dimë se ku ka qenë edhe ku është prehur shpirti i tij. Përse jo ne të shkojmë që ta vajtojmë atje.

Elida Dakoli, pianiste

 

Por a ka shpresë Elida Dakoli për gjetjen e eshtrave të të vrarëve në periudhën e komunizmit?

Unë nuk e shikoj të arsyeshme, përse ato që thuhen mos të realizohen. Unë shpresoj që nëse jo 100 për qind kjo gjë mund të realizohet, por nëse nis që të flasësh pozitivisht edhe përhap gjuhën pozitive edhe të ngrohtë që: Ejani na ndihmoni pa asnjë lloj konsekuence. Do të ishte shumë pozitive, që njerëzit të flasin edhe anonim pse jo. Është një gjë që të të arrihet, duhet që të bashkëpunohet. E gjitha fillon nga pushteti, nëse ata janë pozitivë edhe duan që ta arrin, kjo mund të bëhet.

Elida Dakoli, pianiste

 

A ka ndikuar e shkuara e prindërve të saj, në formimin e saj?

Sigurisht! Jo vetëm e babait, por edhe e mamës. Im gjysh është vrarë duke ecur rrugës me të birin. Edhe atje më pas është shkruar, që “Armiku i popullit është vrarë këtu” me emrin e gjyshit. Ne nuk na lejohej që të mbanin as fotografinë e tij, ndërkohë që ai ishte personalitet edhe fliste tetë gjuhë të huaja. Ishte krijuesi i kongresit të parë shqiptar, i parlamentit të parë, avokat, kryetar bashkie. Unë mbaj mend se gjyshja ime na tregonte, se fillonte radha çdo ditë të diele dhe njerëzit vinin për t’i dhënë diçka. Gjyshi im u dhuronte diçka të gjithë njerëzve që kishin nevojë. Jo kushdo e bën këtë. Fatkeqësisht ai u vra duke ecur përdore me të birin, me gjyshin tim. Gjyshi thotë që nuk e di se si nuk më kanë kapur ato plumba. Ndërkohë që unë vazhdoja që të qaja mbi trupin e tij të pajetë, të Hysen Myshketës.

Elida Dakoli

Ky gjest fisnik rikthehu mbrëmjen e djeshme artisten që është imazhi i një ndër kompanive më të vjetra të pianove në Amerikë, siç është “Mason & Hamlin dhe PianoDisc.

Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Ata janë njerëz që duan që të sjellin maksimumin në piano. Janë piano të krijuara me dorë, Mason & Hamlin është kompania më e vjetër në Amerikë. Edhe vazhdon që ta ruajnë këtë traditë.

Elida Dalipi

Elida, nënë, bashkëshorte edhe artiste

Unë me bashkëshortin tim kemi projekte afatgjata. Kemi një kalendar në shtëpi dhe ndihmojmë njëri tjetrin. Më pëlqen që të kem edhe babysitter, prandaj nga shkolla shkoj edhe i marr vet, sepse dua që të di se si ka shkuar dita e tyre. E quaj veten me shumë fat, që jam martuar me shokun tim më të mirë. Jemi një skuadër edhe kjo e bën jetën më të thjeshtë edhe më të këndshme.

Elida Dakoli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave