Artistja e njohur Manjola Trebicka ka sjellë për publikun shqiptarë pjesë të përzgjedhura nga kompozitori Louis Moreau Gottschalk.
Performanca nisi me një ritëm të ngadalë e cila u bë më dinamike në vazhdimin e saj.
Me një teknike perfekte, një prekje të shpejtë të tastjerës dhe me një delikatesë, artistja emocionoi publikun e shumtë në sallën e teatrit duke i rrëmbyer atij duartrokitje.
Pas suksesit që korri në teatrin e Parisit në tetor të vitit 2015 Manjola, vajza e aktorit të ndjerë, Roland Trebicka e solli për herë të parë edhe në Shqipëri, por me disa ndryshime të vogla në repertor.
Pas përfundimit të shfaqjes, e cila zgjati për rreth 50 min, të pranishmit në sallë e pritën me duartrokitje të ngrohta dhe shprehen se mbetën shumë të kënaqur nga performance e artistes shqiptare.
Duartrokitjeve të shumta Trebicka, iu përgjigj më rikthimin në piano e cila ishte vetëm për kënaqësinë e tij.
Miq, artistë, të ftuar dhe familjarë e mbuluan artisten me buqeta me lule dhe shumë përqafime.
Mes lotëve , Manjola Trebicka falenderoi publikun për miseardhjen e ngrohtë që i ofruan.
Ajo u shpreh se ndihet shumë e emocionuar dhe fton të gjithë artistët e rinj të mos e braktisin artin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO