Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook ku falënderon Pirro Milkanin dhe bashkëshorten. Milkani dhe pianistja e madhe Margarita Kristidhi i kanë dhuruar qytetit një bredh për Parkun e Madh të Liqenit.

Veliaj ka shpërndarë fotot e artistëve duke dhënë kontributin e tyre për Tiranën.

Postimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Artistët lënë pas vetëm kryevepra!
Një falënderim i përzemërt për regjisorin Pirro Milkani dhe bashkëshorten e tij, pianisten e madhe Margarita Kristidhi, për dhuratën e vyer për qytetin! Një bredh i ri për Parkun e Madh të Liqenit.

pianistja

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com