Pica sufle me bukë tosti

Përbërësit:

  • 6 feta bukë tosti pa kore
  • 5 feta proshutë
  • 3 feta bejkon
  • 2 filxhanë çaji djathëra të butë të grirë
  • 2 domate të prera në rrathë
  • 1 filxhan çaj qumësht
  • 3 vezë
  • Pak spec jeshil
  • Kripë, piper i zi, rigon
  • Gjalpë ose margarinë

Përgatitja:

Lyeni fetat e bukës së tostit me pak gjalpë nga të dyja anët. Vendosini në fund të një tave, mbulojini me fetat e proshutës dhe shpërndani sipër copat e bejkon-it (proshutë ose pançetë e tymosur). Shtoni djathërat e grirë, vendosni sipër rrathët e domates dhe copat e specit jeshil. Spërkateni me piper të zi dhe pak rigon. Rrihni vezët me qumështin dhe hidhini njëtrajtësisht mbi të gjithë sipërfaqen. Lëreni për disa minuta që buka të thithë lëngun dhe piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për 20–25 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Shërbejeni menjëherë, sa është e ngrohtë.