Piepoli:Nëse PS fiton zgjedhjet
23 % duan koalicion me PD

Piepoli:Nëse PS fiton zgjedhjet<br />23 % duan koalicion me PD
TIRANEReport TV dhe Instituti ‘Piepoli’, institucioni më i vjetër dhe më i famshëm i sondazheve në Itali, sollën më 19 Qershor sondazhin e tretë dhe të fundit për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ashtu si në dy sondazhet e para, edhe në sondazhin e tretë, me 1200 anketues, Partia Socialiste fiton zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave të sondazhit, prezantuar ekskluzivisht në Report TV me Presidentin e Institutit Piepoli, Roberto Baldassari dhe analistët më seriozë, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin dje, pra në datën 19 qershor 2017, PS do të merrte në rang kombëtar 50-54 % të votave, PD 29-33 % të votave dhe LSI 8-10 % të votave.

Ndërkaq, 58.7 % e të pyeturve mendojnë se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet, nëse procesi do të zhvillohej dje, pra në datën 19 qershor 2017. Në këtë kategori, mund të ketë edhe votues të partive të tjera, por ata mendojnë se PS do t’i fitojë zgjedhjet.

Pra, pyetjes së cila parti mund të fitojë sipas tyre zgjedhjet në 25 qershor, 58.7 % kanë zgjedhur Partinë Socialiste, 21.8 % Partinë Demokratike, 5.6 % Lëvizjen Socialiste për Integrim, 0.8 % LIBRA-n dhe 0.8 % PDIU. Po sipas të dhënave të sondazhit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin dje, pjesëmarrja do të ishte 55.2 %, një shifër e kënaqshme.  

Të dhënat për koalicionet
Të anketuarit janë pyetur rreth preferencës së tyre mbi mundësinë e formimit të koalicioneve pas zgjedhjeve parlamentare, nëse Partia Socialiste del forcë e parë. 37 % të të pyeturve duan që Partia Socialiste të qeverisë e vetme, pra të mos bëjë koalicion me asnjë parti tjetër politike. Vetëm 23 % janë pro një koalicionit mes PS dhe PD. Akoma më pak janë për një koalicion mes PS-LSI, konkretisht 9.1 %, gjithnjë nëse PS del forcë e parë. 8.8 % janë për një koalicion mes PS dhe PDIU. Sondazhi na jep të dhëna interesante sa i takon mendimit të votuesve të secilës parti sa i takon koalicioneve. Sipas të dhënave, 42 % të pyeturve që votojnë PD, janë pro një koalicioni PS-PD. Pra, demokratët mbështesin në masë një aleancë me socialistët. Pro koalicionit PS-PD janë 16 % e socialistëve dhe 9 % e votuesve të LSI. Ndërkaq, vetëm 6 % e socialistëve mbështesin një koalicion PS-LSI. Por një koalicion PS-LSI mbështetet nga 50 % e votuesve të LSI. Nga ana tjetër, 59 % e socialistëve duan që Partia Socialiste të qeverisë e vetme. 

1-Nëse zgjedhjet do të ishin sot, sa do te ishte pjesmarrja?
Nese do te votohej sot, 'Piepoli' parashikon se te anketuarit qe jane pergjigjur se, Po, do i drejtohen kutise se votimit, jane 49.5%, por dhe te lekundurti, 5.7% i mblidhen perqindjes se meparshme dhe pjesmarrja do te ishte 55.2%, nje shifer e kenaqshme.
pjesmarrja ne votime sa do te ishte

2-Sipas jush cila parti  fiton zgjedhjet e 25 Qershorit?
Pyetjes se cilen parti sipas parashikimeve tuaj mund te fitoje, shumica zgjedhin PS me 58.7%, e dyta renditet PD me 21.8%, LSI me 5.6%, te fundit LIBRA  e PDIU, me 0.8.
zgjedhjet e 25 qershorit

3-Nëse PS del forcë e parë, sipas jush Edi Rama me kë do bënte koalicion:
37% mendojnë se nese PS del force e pare, 37.5% shprehen se Edi Rama duhet ta formojë vetëm koalicionin, por 23% deshirojne një koalicion PS+PD dhe një përqindje e ulët parashikojne nje kolaicion PS+LSI.

nese ps del parti e parew

4. Mandatet ne 7 Qarqet e medha

Fieri
vota ne qarkun fier


Vlora
Nese do te votohej sot, PS do te kishte 8-10 mandate deputeti,
vlora

 Durres
PS ne kete qark merr 7-9 deputete, LSI 1 deri 3 mandate kurse PD 3-5 mandatev per deputete.durresi

Elbasan
Ne Elbasan ka pesuar ndryshim PDIU, qe ne kete sondazh bie 1 mandat. PS mund te marre 7-9 mandate kurse LSI 1-3 mandate.
elbasani

Korçë
Ne kete qark nuk ka ndryshime me sondazhin e kaluar, ku PS triumfon me 6-8 mandate. Vihet re PD qe renditet e dyta me 2-4 mandate, kurse LSI e treta me 1-3 mandate.
korca

Shkoder
shkoder

 Tiranë
Nese do te votohej sot, Piepoli parashikon qe PS te marre 15-19 deputete, LSI, 2-4 deputete, PD 9-13 mandate deputetesh.
tirana

5-Vota dhe shperndarja e mandateve ne rang kombetar
Nuk ka luhatje krahasuar me sondazhin e kaluar, por vetem PDIU ka pesuar nje renie kurse rritje peson LIBRA. Nese do te votohej sot, PS ne rang vendi do te marre 69-73 mandate, LSI 13-17 mandate deputeti, PD, 41-45 mandate deputetesh, PDIU 2 deri ne 4 mandate, LIBRA 2 deri ne 4 mandate.
rang kombetar

Pjesa e Parë


Pjesa e Dytë


Pjesa e Tretë


Pjesa e Katërt
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset