Pikante/Debati Rama-Ahmetaj
"Kaubojsi" në gjurmët e Tomës

Pikante/Debati Rama-Ahmetaj<br />
Edhe seanca e kësaj të enjte e Kuvendit është përfshirë nga debate të ashpra mes kryetarit të LIBRA-s Ben Blushi me ministrat Ahmetaj, Blushi, Kodheli dhe Felaj si dhe me deputetin Erion Braçe.
 
Kryeministri Edi Rama nuk është përfshirë në replika por kjo s'e ka penguar atë që të përjetojë tensionin e seancës.

Ato që nuk u panë përmes ekranit
Ndonëse momentet pikante nuk u panë përmes televizionit, ato nuk i kanë shpëtuar apartatit fotografik.  

Siç duket nga këto foto, Rama është ndjerë jo pak i bezdisur gjatë fjalës së Blushit teksa në një moment kërkon nga ministrat Kodheli dhe Ahmetaj që të mos replikojnë pas fjalës së Blushit.
 
Apo në një moment tjetër kur debaton me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj për çështje që me shumë mundësi lidhen me treguesit makro-ekonomikë të vendit.
 
Ndonëse Rama dhe Ahmetaj debatojnë, Tom Doshi dhe Eduard Ndocaj duken krejtësisht të relaksuar teksa hyjnë në seancë njëri pas tjetrit. "Kaubojsi" i ndjek me jo pak vëmendje hapat e Tomës çka le të kuptohet se dy deputetët nuk i bashkon vetëm karrigia e Kuvendit por ndoshta edhe një miqësi mes tyre.
 
Ndërsa në një foto tjetër Niko Peleshi shkon të bisedojë me Pandeli Majkon pas akuzave të ish-socialistit Blushi në adresë të qeverisë.
 
Ndërkohë, kjo seancë ishte e para për Fatmir Xhafajn i cili le ulësen e deputetit për atë të ministrit të Drejtësisë, larg në podium.
 
Siç duket edhe në foto, Xhafa është ndjerë jo pak i mirëpritur nga kolegët e tij Bushati, Kodheli, Ahmetaj dhe zv/kryeministri Niko Peleshi. 

[gallery]21643[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit