Pikante nga firmosja e marrëveshjeve, Rama i 'rrëmben' dorën Haradinajt (VIDEO)

Firmosja e marrëveshjeve mes dy qeverive në Pejë, është shoqëruar edhe nga një moment interesant me protagonist kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Anëtarë të të dy kabineteve hodhën firmat për 9 marrëveshjet e rëndësishme.

Pas këtij momenti ishte radha e mbishkrimeve mbi flamurin kuqezi. I pari që hedh firmën është kryeministri Edi Rama, ndërsa pas tij ajo e Ramush Haradinajt. Sapo ky i fundit nënshkruan mbi simbolin kombëtar, është Edi Rama ai që i rrëmben dorën dhe të dy sëbashku vendosin duart mbi flamurin kuqezi. Ky moment është shoqëruar me nota humori nga të pranishmit.

Shqipëria dhe Kosova firmosën sot 9 marrëveshje me interes të ndërsjellë përfshirë unifikimin doganor, heqjen e tarifave roaming apo edhe njohjen e patentave nga të dy vendet.


Lajmi kryesor:

Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Rama: BE me dy fytyra ndaj Kosovës, Serbia thikë pas shpine shqiptarëve


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë