Gjobat e policisë në rrugët e kryeqytetit, për shkak të parkimeve në segmente të ndaluara, apo edhe parkime të dyfishta siç ndodh rëndom, kanë prodhuar edhe një moment pikant. 

Siç duket edhe në këtë foto të siguruar nga Shqiptarja.com, një drejtues automjeti ka dalë me shpejtësi nga berberi për të ndaluar policin i cili ndërkohë po firmoste fletën e gjobës. Nga nxitimi për t'i shpëtuar gjobës, ai ka dalë me shkumën e rrojes në fytyrë. Ky moment pikant ka tërhequr edhe vëmendjen e kalimtarëve. 

futet per tu rrujt i ve gjobe polici
(Drejtuesi i automjetit del nga berberi me shkumë rroje në fytyrë)

Megjithatë, drejtuesit të këtij automjeti, pas kësaj eksperience të pakëndshme, do t'i bëhet mësim tashmë për të shmangur parkimin e gabuar në të ardhmen, pasi herën tjetër nuk dihet si do dalë...

l.q/Shqiptarja.com