Policia kufitare greke ka pikasur një automjet me lëndë narkotike që vinte nga Shqipëria, pas pak mesnatës se djeshme, por nuk ka arritur të arrestojë drejtuesin e saj.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se policia i ka bërë thirrje për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit , i cili dyshohet se është shtetas shqiptar, ka shtuar shpejtësinë dhe më pas e ka braktisur makinën bashkë me lëndën narkotike.
Pas kontrollit në makinë, policia gjeti 61 pako me 65 kg 700 gram marijuanë dhe 2 celularë. Bashkë me shoferin, në makinë ndodhej edhe një shtetas grek rreth 40-vjeç, i cili është kapur nga policia në afërsi të fshatit Likostomo.
Dy ditë më parë në kufirin shqiptaro-grek pati një shkëmbim zjarri, pasi një trafikant droge qëlloi mbi policinë e Igumenicës në fshatin Anavrito.
Policia greke tentoi të ndërhynte në momentin që një mjet tentoi të merrte një ngarkesë me mbi 100 kg marijuanë, e ndarë në 5 çanta. Droga ishte kaluar nga disa trafikantë nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur.
Trafikanti që ka hapur zjarr dyshohet të jetë shqiptar dhe është larguar me vrap në drejtim të tokës shqiptare.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com