Pikat e Errëta, ulja e dëmit
ekonomik, që do ulte edhe dënimet

Si thashe dhe me siper trupi gjykues nuk i ka administruar te gjitha provat materiale, ndryshe ai mund te qe thelluar ne disa çeshtje, te cilat do ta shperndanin pergjegjesine, do te ulnin demin ekonomik, e cila mund te ndikonte ne uljen e mases se denimit. Te tilla çeshtje ne menyre kronologjike mund te ishin:

1.Njoftimi me shume vonese per helmimin , qe coi ne mjekimin me vonese te lopeve duke sjelle keshtu rezultate te pakenaqeshme te mjekimit.

2.Shitja e te gjithe mishit te lopeve te therrura per konsum, duke perfshire edhe e lopeve te helmuara me zhive. Duhet thene, se ne ato vite ne ne shqiperi nuk kemi importuar lope te mirefillta, pasi cmimi i tyre qe i larte. Ne kemi importuar mushqerra barsa te renda, pasi cmimi i tyre qe me i lire. Pasi pillnin ketu, ato beheshin lope. Prandaj, llogaritja e demit ekonomik duhet te behej duke marre ne konsiderate cmimin real me te cilin qene blere mushqerrat jashte shtetit dhe i lopeve te krijuara prej tyre ne vend.

3.Mosperputhja e analizave te kryera nga une dhe ne Kine (fosfororganik) me ato qe nuk “u kryen” nga mjeksia ligjore te cilet zbuluan “zhive”.

4. Hetimi i ceshtjes, se ku u gjeten 35 mostra te urines, ne pjesen dermuese te te cilave u “zbulua” zhive, ne nje kohe kur me 14 nentor 1975, kur pretendohet se u moren 29 mostra kishte vetem 4 lope te therura, kurse per daten 16 nentor nuk kishim te dhena per demtime.

5.Si shpjegohet qe ne analizat e kryera me siper, ne nje pjese te tyre zhiva u gjend ne sasi te konsiderueshme , kurse ne pjesen tjeter nuk u zbulua as nje gjurme. Ne rastin e helmimeve masive me metale te renda, midis tyre dhe me zhive, agjenti dyshues duhet te gjendej ne te gjitha materialet e dyshimta. Zhiva sikurse te gjitha metalet e renda , qendron ne organizem per tere jeten, kurse ne mjedis qendron me shekuj pa u shkaterruar.

6.Dhe se fundi, por me shume rendesi, kur strukturat perkatese e kishin ne dore te deshifruar “letren anonime” drejtuar Enver Hoxhes, perse nuk u moren masa parandaluese per t’i dale te keqes perpara? Sipas hetuesit te ceshtjes, zotit Bengasi, ne leter shkruhej: “ne Baldushk s’ka rruge, ujesellesa, a probleme te tjera qe mund t’i hasje ne zone. Por, thote zoti hetues, kryesorja ishte mbyllja e letres ku shkruhej: “ne se nuk i rregulloni keto mangesi sa me shpejt, po ju them se se shpejti do ta hani kokrren e ulirit”(gje qe sipas hetuesit paralajmeron nje diversion ne ekonomi)”.

Shkaku i vërtetë i helmimit të lopëve në kooperativen buqësore të Baldushkut në nentor të vitit 1975, për të cilat dy njerëz u ekzekutuan dhe 6 te tjerë u burgosën.
(Marre nga shkrimi "Kurthi i Dilaver Bengasit me lopët e Baldushkut", botuar ne Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja