Kur kryhet deklarim i shumave të parave të padeklaruara dhe ato depozitohen në llogari bankare, banka mban, si tatim në burim, shumën prej 3 për qind të shumës totale të deklaruar
Falen pa pagesa në favor të Buxhetit të Shtetit të gjitha detyrimet tatimore të personave fizikë, të regjistruara si subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, të mbetura të papaguara e që i përkasin periudhës tatimore deri më 31 dhjetor 2010.
Të gjitha detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010. Detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2008.
Të gjitha detyrimet e prapambetura të pronarëve të mjeteve për taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor për periudhën deri më 31 dhjetor
2010.
Falen detyrimet për këto taksa, për të gjitha mjetet e dalan jashtë qarkullimit, por të paçregjistruara deri në datën 31 dhjetor 2010.
Tatimpaguesit, të cilët për periudhat tatimore deri më 31 dhjetor 2010, e kanë deklaruar shumën e detyrimit tatimor më të vogël se detyrimi real, kanë të drejtë që, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, të vetëdeklarojnë detyrimet reale tatimore përpara se ndaj tyre të ketë filluar një kontroll tatimor i administratës tatimore.
/Shqiptarja.com