Pikat kufitare,në 24 orë prangosen 4
persona, dy në kërkim ndërkombëta

Efektivët e policisë së Kufirit dhe Migracionit, gjatë 24 orëve të fundit, kanë prangosur 4 persona, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 
Sipas policisë, ata janë prangosur në Muriqan, Morinë, Kakavijë dhe Hani i Hotit për veprat penale të: “Mitmarrje/Korrupsion” e “Mashtrimi” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,  “Vjedhja” dhe  “Trafikimi i mjeteve motorike”.
 
Konkretisht:

Nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, u kap dhe ndalua me qëllim ekstradimi shtetasi serb në kërkim ndërkombëtar:  Nenad Jevtic, 46 vjeç, banues në Serbi, pasi Gjykata e Vranjës Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Mitmarrje/Korrupsion” e “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal Serb.

Specialistët e Policisë Kufitare në Morinë, kapën shtetasin kosovar në kërkim ndërkombëtar: Viton Oliveri (Ferizai), 32 vjeç, banues në Gramado-Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim: Elton Myrtaj, 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. 

Specialistët e Policisë Kufitare në Han të Hotit, kapën shtetasin në kërkim: Luis Likaj, 39 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën