Pikëpyetje për votën në 21 korrik
Mira Shehu: Spekulime, votoj pro

Pikëpyetje për votën në 21 korrik<br />Mira Shehu: Spekulime, votoj pro
Deputetja socialiste e Vlorës, Mira Shehu, vota e së cilës është vënë në pikëpyetje pro reformës në drejtësi, për shkak të lidhjes së ngushtë me deputetin Kokëdhima, ka garantuar se vota e saj do të jetë në mbështetje të draftit. Por “keqkuptimet janë krijuar”  pasi ajo ka kërkuar që të përdoret hapësira mediatike “për ta bërë më tepër transparente përmbajtjen e reformës dhe mundësitë më të mira për implementimin korrekt të saj”. "Unë do të votoj, për aq kohë që do jem anëtare në parlament, çdo reformë në të mirë të popullit tim.
Vota ime do të jetë PRO reformës në drejtësi pa as më të voglin dyshim", shkruan Shehu.  
 
Për këtë shkak ajo ka postuar një status në rrjetin social Facebook:
 
Duke mare shkas nga disa spekulime mediatike dua te sqaroj se …..
 
Reforma në drejtësi dëshirohet nga çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, është domosdoshmëri urgjente për sistemin tonë të drejtësisë. Unë do të votoj, për aq kohë që do jem anëtare në parlament, çdo reformë në të mirë të popullit tim.
Vota ime do të jetë PRO reformës në drejtësi pa as më të voglin dyshim. Të gjitha të tjerat janë spekulime.
Unë i bashkohem pa hezitim dëshirës së çdo shqiptari për drejtësi funksionale, për çdo zemër dhe familje të vuajtur deri edhe të rraskapitur nga padrejtësia e sistemit të drejtësisë së deritanishme
”.
 
Shtypi ka raportuar se deputetja Shehu është e shqetësuar nga raporti problematik që Kokëdhima po krijon me shumicën pas heqjes së mandatit nga Gjykata Kushtetuese dhe se mund të përdorte votën e saj si një kushtëzim për rehabilitimin e Kokëdhimës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'