Piktori Gjergj Kola, ekspozitë
antologjike ne Veri të Italisë

Piktori Gjergj Kola, ekspozitë<br />antologjike ne Veri të Italisë
Piktori shqiptar Gjergj Kola po përgatitet për një ekspozitë personale antologjike në Muzeun e Turizmit në qytetin Limone në veri të Italisë. Kjo ekspozitë është përgatitur nga departamenti i kulturës së këtij qyteti dhe do të prezantohet nga një poete e njohur Victoria Dragone dhe kritikja e artit Barbara Sturmar (personalitet i njohur në kulturën italiane).
 
Janë 50 punime të cilat autori i ka realizuar në harkun kohor 1991-2017. Në koleksionin e veprave të kësaj ekspozite autori ka vendosur qe të mbizotërojë tematika lirike krahas temës shoqërore qe në këtë rast është me e reduktuar në epiqendër të krijimtarisë se Kolës është figura e njeriut në raport dhe në harmoni me ambientin dhe natyrën si pjese e saje e pare dhe e interpretuar në një dimension personal jashtë standardeve dhe kornizave të modës dhe të tregut duke i dhenë shume rëndësi aspektit sentimental dhe kërkimeve estetike nga pozicionimi individual.
 
Piktori Kola ka në biografinë e tije mbi 95 ekspozime dhe pjesëmarrje në ekspozita të arteve në vende të ndryshme të botes në të gjitha nivelet gjate këtyre 27 viteve krijimtari jashtë Shqipërisë.
 
Puna e tij ekspozohet dhe stimulohet nga Fondacioni ndërkombëtar i arteve Artists Across Continents (Norvegji), nga Fondacioni Linpold NY (U. S. A) dhe disa organizma kulturore neper bote si dhe individë që koleksionojnë dhe ekspozojnë punën e tij nder të cilët historiani i shquar prof.
 
Kostantinos Fotiadhis në Universitetin e Selanikut (Greqi). Piktura e tij si dhe referimet qw i dedikohen botohen periodikisht në revistën internacionale të artit "Le Muse" në Itali dhe "La Cigarra" në Meksike. Është autor i librit "Legjendat shqiptare" të botuar në pese gjuhe në Itali si dhe i disa ilustrime të plota dhe të pjesshme në libra dhe revista si dhe katalogë në vendet ku është ekspozuar.
 
Arti i Kolës studiohet dhe vlerësohet dhe në disa raste ka pasur vlerësime të larta ku vlen të përmenden 3 medalje Arit 1) Ambasada braziliane në Oslo (Norvegji 2015), 2)Muzeu i Louvrit (Paris 2015), 3) Galeria La Pigna (Rome 2016).
 
Nga viti 1991 e në vazhdim gjate gjithë aktivitetit artistik është treguar i ndjeshëm ndaj organizatave dhe shoqatave bamirëse duke dedikuar vazhdimisht tablo kudo qe është ekspozuar dhe promovuar puna e tij. Poetja Victoria Dragone ka përgatitur për konferencën e shtypit që do të bëhet këto për ekspozitën një shkrim të posaçëm të cilin do ta botojmë si më poshtë:

[gallery]22456[/gallery] 
* * *
Jeta e gjallë dhe drita vibruese ne pikturën e Gjergj Kolës
Nga Victoria Dragone
 
Kam njohur Gjergj Kolën duke studiuar pikturën e tij për realizimin e librit të artit "Shpirti i Pikturës 3" ku bën pjesë bashkë me 39 artistë të tjerë që u prezantua këto ditë në Bienalen e Artit në Scandiano Reggio Emilia.

Kola ka një temperament të fortë dhe të fuqishëm artistik, spontan dhe të ndjeshëm, të hapur dhe të këndshëm, ku shpreh në veprën e tij një game tematike që lind pas një vështrimi me vëmendje të shoqërisë, etikes, psikologjisë, natyrës, humanizmit. Me forcë ekspresive dhe ngjyra agresive, të kuqe të gjallë, portokalli intensive, jeshile të ndritshme të theksuar nga konturi i errët i siluetave të vizatimeve, herë të shpejta e herë të detajuara.

Kola zhvillon një imazh të gjerë sensacionesh dhe sentimentesh në tërësinë e veprës së tij të përshkuar nga tendenca të thella lirike dhe medituese. Artisti e do peizazhin e vendlindjes duke e improvizuar dhe imituar me natyrën me bimësi të harlisur që koordinohet me ngjyrat e theksuara të shtëpive, parqet, njerëzit me biçikleta, fëmijët me lojërat e tyre në oborret e shtëpive të lumtura, romancat e natës. Ndonjëherë paraqet rreptë plazhet e boshatisura me diell të fortë ose qiellore ku hëna me dritën e saj vibruese, vizaton mbi dallgët e detit fytyra të dashura. Kur vendos një pianist apo violinist në një sfond me natyrën, sugjeron gjithashtu koordinimin e artit muzikor me tingujt origjinal të natyrës magjike.

Gjergj Kola me mendimin e shpirtin e tije tek vendi i origjinës krijon një antologji pasi kujtimet lenë gjurmë në memorien e tije. Shtëpitë, të moshuarit, të rinjtë, miqtë, të afërmit i pikturon duke portretizuar me depërtim delikat psikologjik. Përjetëson në vizatimet e tije me force dhe gjallëri të madhe vallet popullore, kostumet, rrit profilin artistik të këngëtarëve lirik dhe muzikanteve.

Përcjell atmosferën dhe harmoninë me nostalgji të rrënjosur thelle në vizionin e tije të brendshëm. në shume piktura imponon ndenjën e thelle të familjes, një ngrohtësi me të cilën të prek se si e trajton figurën e Vjollcës edhe si nene (La belleza materna), gruaja e tij ushqen me gjiun e saj vogëlushin Sebastian, prezenca e vajzës me sytë e gjallë, inteligjente dhe kurioze dhe me në fund pikturon veten e tij i pozicionuar nga pas me një qëndrim mbrojtës dhe me dashuri.

Fëmijët e tij i ka portretizuar se bashku në lojërat e tyre me top, në shilurë, në shëtitje, në plazh pranë prindërve të tyre me të cilët formojnë një kuadër të qëndrueshëm të një familje të bashkuar. Një nga temat me të dashura për artistin është portreti: me njollat dhe penelata të shpejta e të sigurta i jep shprehje një fytyre, vë në dukje një buzëqeshje, mbledh melankolinë e një vështrimi, qasjen delikate të një takimi. Ka personalitet të forte dhe aftësi të madhe artistike Kola shpreh një entuziazëm të vazhdueshëm për aktin krijues, të dobishëm dhe të vëmendshëm, merr pjese në jetën e përditshme me aftësi, takt, miqësi duke zbuluar magjinë e origjinalitetit dhe bukurisë.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane