Piktori Qamil Grezda rikthehet për
100-vjetorin ne Galerinë Kombëtare

Piktori Qamil Grezda rikthehet për<br />100-vjetorin ne Galerinë Kombëtare
“Qamil Grezda, grabitqari i bukurisë së natyrës... 1917-1992” është ekspozita më e re që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Galeria Kombëtare e Arteve njofton se kjo ekspozitë do të çelet më 31 Gusht 2017, ora 19.00 në sallën e përkohshme të ekspozitave. Kjo ekspozitë është një dedikim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së artistit.

E kuruar nga Oltsen Gripshi, ekspozita “Qamil Grezda, grabitqari i bukurisë së natyrës... 1917-1992” , do të prezantojë një koleksion të pasur prej 55 veprash. Midis tyre janë tablo në teknikën e vajit, 9 nga të cilat pjesë e fondit të GKA, vepra në teknikën e pastelit dhe vizatime në letër, të cilat zënë një pjesë të rëndësishme në ekspozitë.

Përmes retrospektivës, por edhe veprave të paekspozuara më parë, vizitorët do të mund të njohin disa aspekte të jetës dhe rrugëtimit artistik të Qamil Grezdës.

Krahas artit të Grezdës, në sallë do të shfaqen edhe objekte origjinale të vetë artistit si: xhaketa, apo kapelet të cilat mbante kur pikturonte në natyrë, kavaleti, dy tavalocat, valixhja me penelat e bojërat, fotografi të piktorit gjatë periudhës së studimeve, diploma e Akademisë së Arteve të Bukura në Romë, letërkëmbimet mes tij dhe artistit të madh Ibrahim Kodra, video e vizitës së Ibrahim Kodrës në shtëpinë e Qamil Grezdës pas vdekjes së këtij të fundit, blloku i vizatimeve dhe skicave, qysteku në ar të cilin e mbante me vete kudo ku shkonte, ditari vetjak dhe maska në allçi e piktorit fill pas vdekjes së tij.

[gallery]23614[/gallery] 
Krijmtaria artistike e piktorit Qamil Grezda
Kuratori Oltsen Gripshi shkruan se vepra e Qamil Grezdës karakterizohet në tërësinë e saj në leximin horizontal pikërisht nga ndikimet historike të pikturës së peizazhit italian të fund shekullit të XIX-të.

Ndikime të cilat artisti i huazoi falë studimeve që kreu në akademitë e arteve të bukura në Firence dhe “San Luca” të Romës, në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Për piktorin Grezda ndikimi nga piktura italiane dhe mjeshtrat e saj ishte i pashmangshëm dhe kjo ndjehet si në modelimin akademik të gjinisë së portretit, figurës, si dhe makiaioliste të peizazhit në veçanti, që më pas do të shkruante emrin e tij me gërma të arta në plejadën e artistëve shqiptar.

Një frymë, e cila në rrafshin historik gjen shumë elementë të përbashkët me pikturën e peizazhit napoletan të viteve 1800 të shekullit XIX-të. Kur përmend këtë periudhë të pikturës napoletane dhe në tërësi të asaj italiane, kam në mendje Scuola di Posillipo[it] (Shkolla e Pozilipos).

Në të vërtetë stili piktorik i Qamil Grezdës gërsheton tri mendësi, tri fryma artistike stilistikore atë të Maçhiaioli[it] (Makiaiolëve), Scuola di Posillipo (Shkollës së Pozilipos) dhe Divisionismo[it] për t’u prezantuar më pas me publikun përmes një personaliteti të tij krejt origjinal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë