- Pejsazhi i impresionistit vlerësohet deri në 19 milionë dollarë -
LONDËR, 28 janar /ATSH-ANSA/ - Një kryevepër e mjeshtrit impresionist francez, Paul Cezanne do të dalë në shitje më 4 shkurt nga shtëpia e ankandeve "Christie's" në Londër.
Bëhet fjalë për "Vue sur l'Estaque et le Chateau d'If", realizuar në vitet 1883-85 dhe e përcaktuar si një nga pikturat më të mira të tij.
Vlera e pikturës është 12-19 milionë dollarë, por duket se do të arrijë një rekord të ri duke marrë në konsideratë suksesin e jashtëzakonshëm të veprave të Cezanne në tregun e artit.
Mbi të gjitha nëse merret parasysh fakti se për 80 vjet kjo pikturë ka qenë në koleksionin e manjatit anglez, Samuel Courtauld, themelues i galerisë "Courtauld" dhe Institutit të Artit në Londër./ a.jor.