TIRANË- Zhurma e motorëve të fuqishëm, xhirimet e gomave apo tymi i krijuar ka bërë që shumë qytetarë, kryesisht të rinj dhe të reja, të ndalen këtë të dielën në sheshin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës.

Për të pasionuarit pas garës dhe shpejtësisë, për disa orë rresht sot është dhuruar spektakël. Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë parë nga afër këtë garë duke kaluar një pasdite ndryshe në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që organizime të këtij lloji zhvillohen në kryeqytet, ku më herët ka pasur gara profesioniste e ku janë dhuruar edhe çmime.