Piluri, Himara e Dhërmiu hapin
portat për ‘South Outdoor Festival”

Piluri, Himara e Dhërmiu hapin<br />portat për ‘South Outdoor Festival”
Nga data 29 prill deri më 1 maj festivali, i pari ne llojin e tij, do të përfshijë aktivitete të ndryshme sportive si: ecje apo çiklizëm malor, ngjitje, parashutizëm, zhytje në det, e deri tek “yoga”.

Qëllimi i kësaj nisme të qeverisë gjermane, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë e Turizmit si edhe ajo e Energjetikës, synon të rrisë të ardhurat përmes turizmit e kulturës duke i paraprirë sezonit turistik veror.

“Programi synon të sjellë një perspektivë ekonomike për zonat rurale, në këtë rast për zonat në jug. E nisim nga turizmi, sepse është një fushë që ka shumë potencial.

E dimë se ka shumë turistë në jug gjatë verës, por këta turistë janë të fokusuar tek plazhi. Me këtë festival duam të prezantojmë më shumë aktivitete: si ngjitje në mal, parashutizëm etj. Do të ketë padyshim edhe muzikë, t’i japim atmosferën e vërtetë të një festivali”, shprehet Hans-Jurgen Cassens, Drejtor Rajonal, GIZ.

Promovimi i Rajonit Jugor do të përqendrohet edhe në vlerat e trashëgimisë kulturore, pasi pjesë e festivalit do të jenë edhe grupet isopolifonike të zonës, pjesë e trashëgimisë botërore. “Do të prezantojmë fshatrat me shpresën se do të kuptohen asetet e tyre në aspektin e trashëgimisë kulturore.

Kemi punuar edhe me grupin polifonik të Pilurit, të cilët do të jenë prezentë. Kombinimi i aktiviteteve outdoor me kulturën e traditën mund të ndikojë në përhapjen e fjalës përmes turistëve. Kështu, pas festivalit do të kemi më shumë njerëz që do të flasin për vlerat e jugut e shpresoj që festivali të kontribuojë në arritjen e këtij qëllimi”, tha Cassens.

Krahas aktiviteteve sportive vëmendje do të marrë panairi i produkteve artizanale, ndërsa gjatë 3 ditëve të festivalit do të ofrohet ushqim tradicional i zonës, për t’i shtuar jugut krahas bukurive natyrore edhe vlerat e kulinarisë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar