Ping-pong, Shqipëria kampione Ballkani me Kejdi Kalanë: E prisja, stërvitem 2 orë çdo ditë! Trajneri: Duhet mbështetje për këtë sport

Edhe pse një sport jo shumë i përhapur Shqipëria mund të krenohet edhe në ping pong. Të shtunën Kejdi Kalaja zuri vendin e parë në turneun ballkanik të Maqedonisë për 19-vjeçarët ku konkurenca ishte shumë e fortë.

“E prisja sepse ishte një kampionat me të vertetë i fortë, por me stërvitjen që kisha bërë pata një nivel shumë të mirë. Kishte 130 sportistë nga 7 shtete të Ballkanit,”-u shpreh fillimisht Kejdi.

Për Report TV 17-vjeçari tregoi sesi nisi pasioni për ping pongun.

“Këtë sport e kam nisur me vëllain tim kur kam qenë i vogël. Ka nisur si një hobi, por kur e pashë që kisha talent pastaj u futa në një ekip,”-tha ai.

Kejdi, për 5 ditë në javë, stërvitet më shumë se dy orë çdo ditë, ndërsa edhe pse në një moshë shumë të re numëron trofe pafund.

“Ajo që ka mbetur më shumë në memorien time është kjo kupa këtu që është më e gjata sepse është kur kam dal kampion Shqipërie. Skishte ndodhur kurrë në historinë e ping pongut që një 16-vjeçar të dilte kampion tek të rriturit,”-deklaroi ai.

Kejdi, pjesë e ekipit të Tiranës, stërvitet nga mjeshtri i madh i sportit Jonuz Tufa.

“Unë krenohem personalisht, bashkë me Hatijen sepse jemi dy trajnerë, që kemi bërë një kampion të madh si Kejdi. Gjithsesi ka edhe shumë kampion të tjerë më të vegjël në turne si Greqi, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Kosovë,”-tha trajneri Tufa.

Megjithatë nevoja për ta mbështetur këtë sport është shumë e madhe.

“Kam pas bërë stërvitje nga ora 5-6 pa 15 pasdite vetëm në rrezet e perëndimit të diellit sepse ishte ndriçim minimal. Klubi na mbështet me aq sa ka mundësi. Ne i falenderojmë, por këtu e gjithë baza materiale është me shpenzimet tona,”-përfundoi trajneri.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë