Studimet e fundit treguan për përfitimet e shumta të kafesë. Një studim ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin, parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.
Gjatë një studimi të fundit, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit.
Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë. Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin.
Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor. Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru.
Hulumtuesit shkencorë nxorën të dhëna në lidhje me konsumimin e kafes dhe çajit jeshil, dhe i krahasuan ato me simptomat e zhvillimit të tumorit në tru. Midis çajit jeshil dhe tumorit në tru nuk u vu re asnjë lidhje. Ndërsa kafja kishte ulur rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru tek popullsia.
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
49.6%
-
Pas korrikut
23.8%
-
S'kam mendim
26.6%
Vota total: 252
Lajme të tjera
-
Zakonet e mira të përmirësojnë jetën! Ja çfarë duhet të bëni çdo mëngjes për të arritur një ditë sa më produktive
29 Maj, 12:09
-
Bie ndjeshëm konsumi i kafesë e karburanteve, në rritje importi i cigareve
17 Prill, 09:28
-
Mëngjesi i fëmijërisë tuaj, Bukë kotoletë nga zonja Albana
15 Mars, 11:57
-
Ushqimi i famshëm që mund t'i ndihmojë fëmijët të rriten
24 Shkurt, 21:37
-
A e dehidraton kafja trupin? Pijeni sipas rregullave të ekspertëve
6 Janar, 14:54
-
Pse duhet të pini kafe çdo mëngjes? Përfitimet nga pija më e njohur dhe sasia që duhet të konsumojmë në ditë
29 Nëntor 2022, 09:03
-
Mos pini kafe para se të bëni pazare, ja çfarë thotë një studim i fundit
18 Nëntor 2022, 22:01
-
Jo kafe...ja çfarë duhet të pini çdo mëngjes kur ‘përtoni’ të nisni ditën! Ju jep shumë energji
11 Tetor 2022, 19:55
-
Sa kushton një kafe ekspres në Europë?
3 Gusht 2022, 22:06
-
Jahaj në Report Tv: Rritja e kafes s’ka të bëjë me luftën, por me bursën, s’jemi zhvatës! Shqiptari s’e ndan filxhanin e kafes, por e pi në shtëpi nga frika e krizës
24 Mars 2022, 20:30
-
6 mënyra për t'u zgjuar energjikë pa kafe
6 Shkurt 2022, 03:51
-
Pse duhet të pini kafe çdo mëngjes? Ja çfarë ndodh me trupin tonë çdo pesë orë
18 Janar 2022, 08:30