Këngëtarja Pink dhe bashkëshorti i saj Carey Hart kanë festuar 6 vjetorin e martesës së tyre, e cila duket se deri tani ka qenë e qetë e mbushur me shumë dashuri dhe emocione. “Po festoj përvjetorin me gruan time të bukur që e dua aq shumë,”-shkruan Hart në Twitter, pak pasi ishin ulur për të darkuar në një restorant, emri i së cilit nuk u bë i ditur, shkruan revista prestigjioze People. “Kanë qenë gjashtë vjet të mahnitshëm dhe ajo nuk më ka vrarë ende...(qesh). Unë do ta dua përgjithmonë”. Artistja Pink, 32 vjeçare nuk e mohon adhurimin e saj për Hart, i cili është babai i vajzës së tyre Willoë Sage, por ndryshe nga i shoqi, ajo përpiqet që të jetë më e rezervuar përsa i takon jetës private.
/Shqiptarja.com









