Prindërit dëshirojnë që fëmijët të marrin sa më shumë prej tyre, por duket se nuk funksionon njëlloj për Pink.

Këngëtarja ekstravagante është shprehur se nuk dëshiron që e bija t’i ngjajë apo të bëjë të njëjtat gabime të saj.

“Kam frikë se do të kem një vajzë, e cila do të jetë si unë. Besoj në faktin se të gjithë fëmijët i kundërshtojnë prindërit e tyre. Ndoshta asaj nuk do t’i pëlqejë muzika e zhurmshme dhe tatuazhet”, është shprehur Pink për “Closer”.

Më pas ajo ka pohuar për këtë revistë se ka nisur të përdorë lëndë narkotike që në moshën 13-vjeçare.

(xh.k/shqiptarja.com)