E vendosur në një luginë midis Maleve Apenine dhe Detit Adriatik në Italinë qendrore, Piobbico është një qytet i bukur mesjetar, plot me ndërtesa prej guri, të rrethuara nga pyje të harlisura.
Sipas BBC, përveç vendosjes së tij të përsosur, Piobbico është i njohur për shëmtinë e popullit të tij.
Që nga viti 1879, qyteti prej 2 mijë personash ka qenë qendra e krijimit të “Klubi dei Brutti”, (Klubi i Shëmtuar), një shoqatë, ku anëtarët e saj besojnë se një person është ai në brendësi dhe jo ai që duket.
Përgjatë brezave, ajo çfarë nisi si një ide utopike ka lulëzuar me një rrjedhë mbarëbotërore.
Sot quhet "Shoqata Botërore e Njerëzve të Shëmtuar" dhe numëron më shumë se 30,000 anëtarë në 25 vende të të gjithë botës.
“Klubi Dei Brutti” fillimisht u konceptua si një përplasje për gratë beqare të qytetit.
Ndërsa evoluoi, fshatarët vendas e bënë misionin e tyre për t'i kujtuar shoqërisë që bukuria e brendshme është më e rëndësishme sesa pamja fizike e një personi dhe në vitin 2007, Piobbico krijoi një statujë kushtuar njerëzve të shëmtuar në sheshin e qytetit.
Sot është mjaft e lehtë për tu bërë pjesë e klubit.
Anëtarët e moshuar thjesht duhet të gjykojnë dhe renditin 'shëmtinë' e anëtarëve të mundshëm, e cila mund të shkojë nga ‘e paspecifikuar’ në ‘jashtëzakonisht e shëmtuar’.
Megjithatë, anëtarët e grupit nuk janë domosdoshmërisht të shëmtuar, klubi është më i përqendruar në festimin e bukurisë së brendshme të dikujt dhe të mos shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët.
Të dielën e parë të shtatorit, njerëzit mblidhen nga e gjithë bota për të marrë pjesë në Festivalin vjetor të Piobicsos, në të cilin anëtarët zgjedhin presidentin e klubit, regjistrohen anëtarë të rinj dhe haet truffles, polenta e makarona.
Në një vend që thekson kaq shumë vëmendjen për të krijuar një përshtypje të bukur, ky cep i Italisë po dëshmon që të qenit origjinal dhe jokonvencional mund të jetë më e ndritshme.