TIRANE - Urdhri i nxjerrë pak kohë më parë nga ministri i Shëndetësisë Halim Kosova, i cili pak pas zgjedhjes së tij, vendosi të shtojë nga 16 në 52, numrin e shefave të pavioneve, përfundon në dyert e gjykatës.
Padia është bërë nga ish-drejtori i politikave në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i cili konfirmon për "A1Report!" padinë e bërë dhe shton se jo vetëm është një shkelje ligjore, urdhri i ministrit, por më keq akoma, e ka futur shëndetësinë në një politizim të skajshëm.
Ministri Kosova, më datë 30 prill vendosi të rikthejë në detyrë 52 ish-shefa shërbimesh, pasi këta të fundit ishin zëvëndësuar nga riorganizimi i kryer për të përmirësuar strukturën. Në fakt, QSUT kishte reduktuar në 16 numrin e shefave të shërbimeve spitalore kur ata ishin përzgjedhur nga një procedurë e miratuar dhe nga Këshilli i Ministrave.
Pipero, në objekt padinë e depozituar prej tij, i kërkon gjykatës së kryeqytetit pavlefshmërinë absolute të këtij akti duke paditur ministrinë dhe Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Tashmë gjykata ka vendosur ta kalojë në seancë gjyqësore këtë padi, duke ngarkuar gjyqtarin Arjan Aliaj për vlerësimin e ligjshmërisë së urdhrit të ministrit dhe padisë së ish-vartësit të tij Pipero.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com