Mediat meksikane kanë shpërthyer me lajme në faqet e para mbi një video skandal me imazhe seksuale ku protagonist janë futbollisti Gerard Pique dhe e fejuara e tij Shakira. Duket se qendërsulmuesi i Barcelonës është kërcënuar dhe shantazhuar këto ditë në mënyrë të vazhdueshme për shkak të 90 sekonda video, ku ai shfaqet duke kryer seks oral me këngëtaren e njohur latine, me të cilën ka planifikuar të martohen gjatë Verës. Mendohet se materiali video i është dorëzuar më pas edhe medias nga një punonjës i afërt i këngëtares, por duket se deri tani vihet në pikëpytje fakti nësë vajza në video është vërtet Shakira apo ndonjë tjetër.
/Shqiptarja.com









