Piramida do kthehet në qendër inovacioni, Rama: Projekti kushton pak (Pamjet si do transformohet)

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka prezantuar projektin për rijetëzimin e Piramidës. Ish-muzeu i diktatorit në qendër të Tiranës do të rijetëzohet për t’u kthyer në qendër të teknologjisë e inovacionit bazuar në këtë koncept. Kryeministri Edi Rama u shpreh se e shkuara do të vendoset në funksion të së ardhmes. Pas prezantimit të projektit nga arkitekti që nis në qershor, Rama tha se tashmë i mbetet fjala kryebashkiakut Veliaj për të përfunduar projektin brenda 12 muajve.

"Do të kthehet në një godinë që i sjell me tufa njerëzit për të celebruar lirinë dhe jetën. Duket dhe është një zgjidhje arkitektonike dhe një shprehje kuptimplotë e lidhjes mes formës dhe përmbajtjes si radhë herë. Brenda Piramida do të ketë një program, ku falë bashkëpunimit me Fondin Shqiptar Amerikan dhe Vinin do u japim mundësi të rinjve që të lidhen me botën e teknologjisë së re. Do të jetë një Piramidë e botës së re dixhitale për t'u dhënë një mundësi të re. Një projekt ambicioz dhe jo shumë i shtrenjtë dhe pavarësisht se është ndër projektet më pak i shtrenjtë. Kombinon të shkuarën me të ardhmen.

Nga pikëpamja e zgjidhjes e bën Tiranën më atraktive se godina me shkallë në Nju Jork. Kjo mund të jetë një pikë referimi në rajon. Në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri dhe ambicia e tij për ta bërë këtë godinë të gatshme për Samitin e dixhitalizimit të vitit të ardhshëm për të gjithë vendet që i përkasin formatit 16+1, që do të ishte një moment fantastik, ia lë Lali Erit që ta mbajë fjalën, nëse është djalë e kemi bashkë, nëse është vajzë e mban ai, edhe pse nuk më pëlqen fort ky krahasim, pasi vajzat janë më të mira se djemtë.

Në Shqipëri gratë janë më të mira se burrat. Tani nuk na mbetet vetëm të presim përfundimin e projektit, që nis në qershor dhe përfundon pas 12 muajsh, kështu ka thënë kryetari i bashkisë. Në fund dua të kujtoj një shprehje 'dallimin mes ëndrrës dhe realitetit e bën projekti'. Jemi me projektin e duhur për të bërë ëndrrën realitet" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Projekti/ Ja si do të transformohet Piramida (FOTO)
Ora 11:10
Projekti i Piramidës, Veliaj: Nis realizimi i një ëndrre, do jetë një tjetër histori suksesi

Në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se nisja e këtij të transformimit të Piramidës është fillimi i realizimit të një ëndrre për të gjithë të rinjtë shqiptar.

Unë besoj që sot jemi këtu për të ëndërruar për një Keiti shqiptare. Edhe si prind i ri, por edhe kushdo tjetër, është duke vrarë mendjen, ne çfarë reputacioni do kemi si vend. Do jemi gjithmonë cetralistët e botës në call center, edhe pse ajo është një punë shumë e nderuar. Do jemi gjithmonë fasonët e botës, për të bërë këpucët dhe t-shirt, edhe pse është shumë punë e nderuar, sidomos për ato aftësi elementare që kemi. Apo ne mund të fillojmë sot një ëndërr sesi një gocë, nga Keiti ose një Zana, ose një Mira, që rritet në Tiranë, dhe pastaj eventualisht edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, të mund t’i ketë fillimet e veta në këtë hapësirë. Edhe nëse fillojmë vizatojmë këtë ëndërr, atëherë mund t’ia arrijmë këtij projekti. Nëse për ne kjo është thjesht puna tjetër e infrastrukturës, pastaj nuk kemi kuptuar asgjë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se për këtë projekt janë bërë bashkë të gjithë faktorët për ta shndërruar atë në një tjetër histori suksesi në Tiranë, pas Sheshit “Skënderbej” apo pazarit të Ri.

Unë besoj që kemi mjaftueshëm sot përvoja, sidomos tani që është bërë bashkë gjithë ky komunitet, me kryeministrin, me ADF, Majkun, Martinin, Sandrin, me Vinin, Gentin, dhe gjithë komunitetin e arkitektëve. Unë besoj që kemi të gjithë përbërësit për një tjetër histori suksesi. Mbaj mend kur Pazarin e Ri e bëmë për 7 muaj, vërtet morëm një vit ta koncpetonim, por mbaroi për 7 muaj. Sheshi mori 10 vite të koncpetohej, por mbaroi për më pak se një vit. Dhe unë besoj që kur ne shqitparët bashkëpunojmë, nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne mund të bëjmë mrekulli. Dhe unë jam i bindur që Piramida jo vetëm nga ana arkitekturore do të jetë një tjetër mrekulli e një muzeu shëtitës, siç po kthehet sot Tirana, por do të jetë ndoshjta epiqendra më kreative për Keitin e ardhshëm shqiptar, që do duan të marrin këtë shkollim altërnativ. Ne kemi bërë pak akupunkturë rreth Piramidës. Aty pranë kemi brë një park lojërash, për të parë si mbushet me jetë ajo hapësirë”, - u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, sa i përket kalendarit të punimeve, Veliaj bëri të ditur se në dy muajt e ardhshëm do të finalizojmë detajet dhe skicat finale dhe për të vazhduar më pas me pastrimin dhe heqjen e të gjithë objekteve të tepërta dhe për të filluar punën.

Ora 11:05
Prezantohet projekti i Piramides, punimet fillojnë pas dy muajsh (VIDEO)

Godina e Piramidës do të nis të rikonstruktohet pas dy muajsh. Sipas një projekti qe do të përfundojë në qershorin e vitit 2020, Bashkia e Tiranës, Qeveria dhe Fondi Amerikan për Zhvillim, synojnë ta shndërrojnë godinën ikone të kryeqytetit, në qendrën më të madhe rajonale të teknologjisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shreku: 26/04/2019 22:09

    ..sh bukur,rendesi ka qe po ri_ndertohet,dhe ri gjenerohet,pastaj mund te behej edhe 1 Galeri kombetare,apo Biblioteke e Theater Kombetar..,dhe te rekuperohet gjithe perimetri si Park Publik,dhe Ne Maje te Piramides le te jete nje Kupole Panoramike por me Shkalle njgjitje,jo duke hypur ashtu si kalamajte?!po me Top chanel,boll le te shkojne ne Kashar

    Përgjigju
  • redi: 26/04/2019 18:29

    Projekti duket fantastik dhe do jete kurora e inovacionit per te rinjte e Tiranes si dhe nje obejkt rekreativ dhe turistik dhe me e mira paska dhe kosto te ulet financiare ne ndertim .Zoti Rama ;te gjitha projektet qe ke miratuar ne infrastrukture jane te domosdoshme dhe me arkitekture fantastike, por cdo kritike lidhet me koston dhe me asgje tjeter

    Përgjigju
  • Blendi: 25/04/2019 11:52

    O tironsian ty te hangert goja mut dhe lyfsh turinjt , se vetem nga tirona nuk je ti ,qe nxjerr bagla nga goja , po si o majmun te kanë dal syte dhe nuk shikon te pakten projektin e paraqitur .

    Përgjigju
    • erik: 25/04/2019 12:54

      Jom une tirons, me shpi ke Vorri Bomit. As mu sme pelqe hic, lene iher qe e kena humb llogarine sa here o thon qe do bohet kjo Piramide, vec demagogji bo ky tipi. Ca do thush tani?

  • Riflo: 25/04/2019 11:30

    Kan msu i gjo keta arkitektat, kap e ver pem gjithanej. Kur e dim qe i top betoni do jet, as lule sto ket jo pem.

    Përgjigju
  • tironci: 25/04/2019 11:04

    ( nga pikpamja e zgjidhjes e ben tironen me aktraktive se new york) ahhh mer pall k... ku ne dore te kujt ka ngel ky vend medet ne

    Përgjigju
    • Arben Metani: 25/04/2019 12:00

      Me gjithe respektin tim per komentin tuaj, ju them se nuk e keni pare akoma permbajtjen e projektit, prit dhe do te shikosh.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja