Piramida e Tiranës do të transformohet! Shpallet fituesi i tenderit, për ta kthyer godinën në qendër teknologjike e kulture
Projekti i piramidës, Tiranë
TIRANË - Është shpallur fituesi i tenderit të hapur në gusht për “Rijetësimi i Piramidës së Tiranës”. Fituese janë shpallur bashkimi i operatorëve “Fusha” shpk & “EDIL-AL-IT” shpk, të cilët ofruan edhe vlerën më të vogël për të kryer projektin.
Nga rreth 1.7 miliardë lekë që ishte fondi limit tenderi i hapur nga Bashkia e Tiranës për realizimin e projektit “Rijetësimi i Piramidës”, kompanitë fituese kanë ofruar mbi 1.2 miliardë lekë. Për transformimin e piramidës u paraqitën 8 oferta, 7 prej të cilave u s’kualifikuan për arsye të ndryshme përfshirë edhe vlerën e lartë me të cilën do të realizonin projektin.
Për transformimin e piramidës do të përdoren të ardhurat nga Bashkia e Tiranës, fond i vënë në dispozicion nga buxheti i vënë në dispozicion të Ministrisë së Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për projektin “Rijetësimi i Piramidës”.
Në vitin 2018 u prezantua plani për ta transformuar atë, ndërkohë projekti final u prezantua në maj po të njëjtit vit ku u vendos që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar ne arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.
Piramida do te funksionoje për trajnime, do te ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund te mblidhen, salla ku mund te ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore ne kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Programet qe do te ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, ëeb design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator
25 Janar, 09:49
-
Tiranë/ Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin, në hetim bashkëshorti i saj pasi kërcënoi babanë e të miturit
24 Janar, 16:23
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
Piramida eshte pjese e ndertesave monumentale qe komplimentojne bulevardin /Deshmoret e Kombit/.Ne vend qe ta bejne klasa shkolle ,mund te ishte bere muze I artit modern,ose dicka e ngjashme,eshte ne vend shume te rendesishem ,per tu kthyer ne nje ambient I rendomte kursesh.Kur zyrat e fashios ne fund te bulevardit,u kthyen ne U.T.ishte nje compliment shume I bukur qe I behej bulevardit,tani piramida eshte ne pozicion Akoma dhe me te mire dhe keta idiote, duan ta kthejne ne nje fare shkolle profesionale?!Valle para se te merrnin kete vendim,a jane konsultuar me arkitektet qe e ndertuan? E vetmja gje e mire eshte qe injorantet dhe femijet e injoranteve te 90'qe i hipnin ne maje dhe rreshqisnin prej faqeve te saj dhe e shkaterruan dhe e shemtuan,nuk do kene me mundesine ta bejne me,dhe te mendosh, sa iu shterngua rripi shqipove ,qe te bliheshin me sakrifica materialet e saj,kur vendi po vdiste nga kriza!As gjerat e ndertuara me gjakun e tyre nuk i ruajten injorantet e atyre viteve .Sa per fitimin nga /Fusha.sh.p.k/ mund te jete arsyeja e dhene nga shteti,por mund te jete dhe nje fare <<kompensimi>> per humbjen e teatrit,qe ne mos gaboj emri i <<Fushes>> u permend ne fillim.Duhet marre parasysh dhe mirebesimi qe mund te kene krijuar ne shtet,me cilesine e punes,saktesine e seriozitetin qe kane treguar ne pune te mepareshme.
Përgjigjuyyyppp xhixhi yyyypp firma ne tirone vetem fusha dhe dulaku jane firme tjeter ska nuk ekzisto, bravo lali bravo
PërgjigjuMe mire te prishet te jet edhe ca me i pasur Blendi fevziu se eshte "PRONAR' i ligjshem dhe AVOKAT I DJALLIT
PërgjigjuPrape Fusha shpk?????? Vidhet kaq dukshem dhe per turp, sikur ska te tjere
PërgjigjuPerse nuk flet njeri per projektin, i cili nuk eshte me ai i meparshmi, ai me shkalle dhe kuboide ne faqet anesore te piramides? Ne vend te tij u shfaq papritur nje projekt tjeter me kete kanalin anembane. Eshte e cuditshme sepse me projektin e meparshem u be shume propagande nga Fiku madheshtor. Se per c'arsye u nderrua papritur dhe pa dale ne TV ai miku nuk dihet...
PërgjigjuPiramida eshte nje turp per tiranen. Kjo shemtire duhet shembur dhe aty te behet nje park
PërgjigjuPirmaida kudo ne cdo shtet eshte krenari jo turp
O “hapu dhe” të paska ngelur ora 10 vjet prapa o i shkretë! Me siguri ora jote është Made in “Shpella e Saliut”...