Piratët rrëmbejnë anijen shqiptare në Nigeri, pjesë e ekuipazhit 8 marinarë (6 ukrainas, 2 të tjerëve nuk u dihet kombësia)

Piratët rrëmbejnë anijen shqiptare në Nigeri, pjesë e ekuipazhit 8 marinarë (6 ukrainas, 2 të tjerëve nuk u dihet kombësia)

Foto ilustruese

TIRANË- Disa piratë vendas kanë rrëmbyer në Nigeri një anije, e cila është në pronësi të një kompanie shqiptare 'STEVIA'.

Mësohet se peng janë marrë 8 persona, nga të cilat 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa kombësia e 2 personave të tjerë nuk dihet, por dyshohet të jenë shqiptarë.  

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë e ndërsa sot është konfirmuar kombësia e 6 personave të rrëmbyer.

Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se nisur nga fakti që bëhet fjalë për një anije mallrash shqiptare 'STEVIA' , dy qeveritë, ajo ukrainase dhe shqiptare po punojnë për të shpëtuar të rrëmbyerit.

Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit. Më e fundit ishte në korrik ku u rrëmbyen 6 marinarë ukrainas në Gjirin e Guinesë, por u kthyen shëndoshë e mirë në shtëpi më 7 shtator, pra kaluan rreth 1 muaj e gjysmë në robëri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 21/12/2020 09:02

    Anije shqipetare pas asnje shqipetare ne ekipazh!!!

    Përgjigju
  • Zzzzz: 21/12/2020 00:20

    Mir ukrahina po shteti shqiptar duhet te mari shkash nga kto ngjarje dhe te ngrihet fuqishem Grupi Bordingut jo ti genjejn me patetina si gjithmon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës