Pirlo e Pogba shkëlqejnë
në Azi, bind Juventusi

Pirlo e Pogba shkëlqejnë<br />në Azi, bind Juventusi
Andrea Pirlo e Paul Pogba kanë treguar se edhe këtë sezon do të jenë nga protagonistët e Juventusii. Bardhezinjtë kanë mbyllur me një fitore 5-0 turin aziatik. Bardhezinjtë të udhëhequr nga Pirlo në pjesën e parë me një gol model nga goditja e dënimit, por edhe me një tjetër finalizim nga pika e bardhë e penalltisë, mposhtën pa shumë vështirësi në sfidën e tyre të fundit jashtë kontinentit europian kombëtaren e Singaporit.

Në pjesën e dytë te Juventusi e gjetën rrugën e rrjetës edhe Pogba me një aksion personal, Giovinco me një goditje të bukur fluturimthi, si dhe Asamoah i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës bardhezi. Ndaj kombëtares së Singaporit që në përbërje kishte edhe disa nga lojtarët më të mirë të kampionatit vendas, Juventusi dhuroi një performancë shumë të mire, edhe pse trajnerit Allegri në këtë sfidë i duhej të hiqte dorë nga Carlos Tevez.

Luisao favorit
Mbrojtësi Brazilian me pasaportë portugeze, Luisao është pranë Juventusit. Benfika ka kërkuar 4 milionë euro për qendërmbrojtësin dhe drejtusit e klubit bardhezi po mendojnë që të marrin atë dhe jo Manolasin e Olimpiakosit që kushton 10 milionë.

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 17.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale