Dorëheqja e Arben Ndokës dhe arrestimi i Armando Prengës ka “zgjuar” të gjithë kandidatët për deputetë nën logon e PS-së për zgjedhjet e vitit 2013. Teksa emri që do të zëvendësojë Ndokën shkon qartazi te Eduart Ndocaj, zëvendësimi i mundshëm i Prengës ka ndezur lojën.

Piroli
Arrestimi i deputetit Armando Prenga, nuk do të thotë domosdoshmërish humbje e mandatit prej tij, por në rast se ai brenda 2 vjetësh, pra përpara se ky legjislativ të shpërndahet, dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, Prenga e humbet mandatin.