Piroshka me gjizë që bëhen për 5 minuta nga zonja Albana

Piroshka me gjizë

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 1 lç maja
  • 1 majë luge sheqer
  • 1 lç kripë
  • 100 gr gjalpë /margarinë
  • 2 të verdha vezësh
  • Ujë sa të marrë
  • Gjizë për mbushje 

Përgatitja:

Bashkojmë majanë e thatë me pak sheqer, ujë të vakët dhe 2 lugë miell. E lëmë pak majanë të aktivizohet dhe më pas zëmë brumin duke shtuar kripën, miellin dhe ujin. E ndajmë brumin në toptha dhe e lëmë të vijë.  Pasi brumi ka ardhur hapim kuleçët sa pëllëmba e dorës dhe i lyejmë me gjalpë ose margarinë. I bashkojmë bashkë dhe hapim një petë të vetme. E mbledhim role dhe e presim. Çdo kulaç e hapim me gishtërinj, e mbushim me gjizë dhe e mbledhim në formën e një varke. I lyejmë me të verdhë veze dhe i vendosim byreçkat në furrë në 200 gradë për 35-40 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja