Pirro Dhima deputet në Greqi
PASOK e vë në krye të listës

Pirro Dhima deputet në Greqi<br />PASOK  e vë në krye të listës
ATHINË – Kampioni olimpik me origjinë shqiptare, Pirro Dhima do të jetë kandidat për deputet për PASOK për zgjedhjet që do të mbahen në këtë vend në 6 maj. Lajmi u bë i ditur gjatë ditës nga radio greke REAL FM. Pak orë më pas u konfirmua se Dhima, i cili aktualisht drejton drejton Federatën e Peshëngritjes në Greqi ka pranuar ofertën e kryetarit të partisë, Venizelos.
Madje, konfirmohet se Pirro Dhima është në krye të listës emërore.
Tashmë që ka nisur gara elektorale, partitë politike po përpiqen që të tërheqin pas vetes njerëz të aftë dhe të pastër nga aferat politike së të shkuarës.
Qeveria e koalicionit me kryeministër Papadhimon, e cila u krijua në fundvitin e kaluar, ka marrë një numër të madh masash e reformash kursimi, me qëllim që të dalë vendi nga kriza e borxhit që e ka pushtuar.
Vendi do t’i drejtohet kutive të votimit më 6 maj për zgjedhjen e parlamentit të ri. Sipas rezultateve tradicionale të PASOK në zgjedhjet në Greqi kjo forcë politike siguron një numër të konsiderueshëm votash, çka do të thotë se me futjen në krye të listës zgjedhore, Pirro Dhima siguron automatikisht mandatin e deputetit të PASOK.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje