Pirro Dhima I pari
në listën e PASOK

Pirro Dhima I pari <br />në listën e PASOK
GREQI- Fituesi olimpik I Greqisë në peshëngritje me origjinë shqiptare Pirro Dhima është pozicionuar nga kreu I PASOK I pari në listën e 12 kandidatëe që kanë siguruar hyrjen në Parlamentin e ri grek që do dalë pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 Majit. Fituesi i 4 medaljeve olimpike mund të quhet deputet I ardhshëm I parlamentit grek. Agjencitë greke të lajmeve zbulojnë dhe emrat e 12 kandidatëvë të tjerë që kanë siguruar hyrjen në parlament. Mes tyre ish ministra, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të afert të Venizelos. Kreu I PASOK Venizelos pas publikimit të listës së 12 kandidatëve u shpreh se të përzgjedhurit perfaqësojnë “Greqinë krijuese dhe optimiste në kontakt me realitetin”. Lidhur me të parin në listë Pirro Dhimën Venizelos tha se: “Ai ka nderuar Greqinë, ka ngritur flamurin grek, na ka bërë të dëgjojmë me krenari himnin kombëtar dhe një person që simbolizon unitetin, duhet nderuar”.
Edhe partia "Demokracia e re" shpalli toplistën e kandidatëve të saj, ku bëjnë pjesë juristë, gazetarë, inxhinierë, profesorë etj. Sipas kreut të partisë, Antonis Samaras, "kjo listë pasqyron dëshirën tonë për të bërë transparencë, për vendosjen dhe administrimin e drejtësisë, por edhe për pavarësinë e gjyqësorit. Këta njerëz do të përmbushin kërkesat e qytetarëve për të rivendosur kudo zbatimin e ligjit"

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje