Pishina, kinema e salla vallëzimi, zbuloni super jahtin e Putinit që mbeti në Kaliningrad! Duhen 23 mln dollarë në vit për ta mbajtur

Pishina, kinema e salla vallëzimi, zbuloni super jahtin e Putinit që mbeti në Kaliningrad! Duhen 23 mln dollarë në vit për ta mbajtur

Para fillimit të luftës Ukrainë-Rusi, menaxheri i jahteve Blohm + Voss në Hamburg mori një email në lidhje me një nga jahtet që ishte në riparim në atë kohë e cila quhej Graceful, 82 metra e gjatë për një vlerë prej 100 milionë dollarësh, që autoritetet amerikane deklaronin se ishte në pronësi të Vlaidmir Putin, por që deri vonë zyrtarisht i përkiste një shoqërie aksionere ruse me pronarë të panjohur.

Restaurimi i jahtit mund të zgjaste të paktën edhe 1 vit tjetër, kështu ajo u transferua nga porti gjerman në enklavën ruse të Kaliningradit, i mbrojtur nga sanksionet që së shpejti do të godisnin pronat ruse jashtë vendit.

Kostot e riparimeve dhe mirëmbajtjes arritën shumën prej 32 milionë dollarësh vetëm në vitin 2022. Brenda në katin e sipërm të jahtit është krijuar një sallë pritjeje me një tavolinë të rrumbullakët prej 12 vendesh, një pishinë prej 25 metrash, ku ka mjaft vend edhe për ta kthyer këtë gjë në një sallë vallëzimi ose kinema, raporton La Repubblica.

Në shtëpitë e Putinit ka gjithmonë dhoma gjumi të veçanta për të dhe "zonjën". Në qendër të dhomës së tij ka një shtrat të madh dhe një tapet indian që mbulon mbi 100 metra katrorë, i blerë për gati 50 mijë euro.

jaht mund të gjesh edhe një album i ilustruar i Shën Petersburgut, një fjalor ruso-gjermanisht dhe një biografi e ministrit carist Pyotr Stolypin, një statujë e Pjetrit të Madh, një telefon pa butona dhe me stemën e Federatës, e cila është modeli i përdorur në Kremlin. Dhomat e mysafirëve dhe dhomat e ekuipazhit janë të vendosura në katin e poshtëm.

Për jahtin janë blerë divane me vlerë 40 mijë euro, tapetë 60 mijë euro dhe tavolina 80 mijë euro, por ajo që bie në sy janë shpenzimet për elementët e vegjël si disqe muzikore 250 euro secila, statuja prej porcelani 500 euro, lojëra mbi 150 euro. Graceful është gjithashtu i pajisur me tre çadra të blinduara ParaPactum për rreth 10 mijë euro secila, të cilat mund të përdoren si mburojë kundër sulmeve dhe hedhjes së objekteve.

E lançuar në vitin 2014 në Gjermani, prej vitesh ajo ishte e regjistruar në një kompani offshore në Ishujt e Virgjër Britanikë, Olneil Assets Corp, përfituesi përfundimtar i së cilës është një mik i fëmijërisë së Putinit, Pyotr Kolbin.

Kompania estoneze Briz Marine në vend të kësaj do të ndihmonte ekuipazhin e Graceful të zëvendësonte dhe riprogramonte panelin e kontrollit, duke lëvizur pajisjet midis Rusisë dhe uzinës në Gjermani.

Punimet përfunduan në kohë për Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut dhe Graceful arriti në "kryeqytetin verior" më 18 qershor, ku jahtin po e priste vetë Vladimir Putin. Tani jahti është në udhëtim e sipër përmes Rrethit Arktik, Paqësorit, Oqeani Indian duke shpresuar të arrijë në kohë në fund të verës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 25/08/2023 16:37

    E çfare ka ketu per tu habitur,ose lajm?Nuk ka pare Putini?Apo pse beri tapeti etj etj, kaq e aq?Dihen keto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë