LIBRAZHD - Një shembje dherash është bërë shkak për bllokimin e rrugës nacionale Librazhd – Qafë Thanë mesditën e sotme.

Rrëshqitja e dherave ka ndodhur në fshatin Pishkash dhe si pasojë janë bllokuar dhjetëra udhëtarë e automjete për disa orë.

Bllokimi është bërë në të dyja anët e rrugës duke paralizuar kështu lëvizjen e automjeteve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)