Përbërësit:
- 2–3 presh
- 3 kokrra vezë
- 200 gr djathë i bardhë
- 4–5 lugë gjelle miell misri
- 2 lugë gjelle miell gruri (opsionale)
- 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
- 1 gotë kos ose qumësht
- 1/2 gotë vaj ulliri
- 1 lugë çaji kripë
- Pak piper i zi
Përgatitja:
Preshin e presim hollë, e lajmë mirë dhe e kaurdisim lehtë me pak vaj ulliri dhe një majë luge kripë derisa të zbutet (jo të skuqet fort). E lëmë të ftohet pak, ndërkohë në një enë rrahim vezët, shtojmë kosin ose qumështin, vaj ulliri, kripë dhe piper. Shtojmë preshin e ftohur, djathin e thërrmuar dhe më pas miellin e misrit (dhe të grurit nëse e përdorim). E përziejmë derisa masa të jetë e trashë, por jo e fortë, e shtrojmë në tavë të lyer me vaj dhe pak miell misri. E vendosim të piqet në furrë në 180°C për 35–45 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Pasi pispilia të jetë pjekur, e lëmë të pushojë 10 minuta, më pas e presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Komente












