Pistorius dënohet me 6 vite burg
ish kampioni vrau të dashurën

Dënohet me 6 vite burg ish kampioni paraolimpik Oscar Pistorius i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.
Prokuroria e Pretorias kishte kërkuar dënimin minimal prej 15 vitesh heqje lirie prandaj vendimi i apelit mund të konsiderohet pozitiv për ish atletin që këtë herë mbrojtjen e tij e bazoi në faktin se ai është i pamundur fizikisht që të përballojë një dënim të gjatë.

Oscar Pistorius, fitues i medaljes së artë në garat e atletikës në Olimpiadën Paralimpike të sportistëve me aftësi të kufizuara u shpall fajtor për vrasjen e ish modeles në shtëpinë e tij. 29-vjeçari qëlloi 4 herë të dashurën e tij në tualetin e shtëpisë në Pretoria në shkurt të vitit 2013. Ai pranoi se e kishte qëlluar atë, por tha se kishte menduar se ishte një hajdut që kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe se kishte vepruar në kushtet e të qenit i frikësuar.

Gjykatësja Thokozile Maispa duke e lexuar dënimin, tha se Pistorius është “hero i rënë i cili humbi karrierën e tij ”.
Në vazhdim të fjalës së saj, gjykatësja iu kundërvu opinionit publik që kërkonte një dënim më të ashpër për Pistorius, duke theksuar se gjykatat drejtohen nga ligjet dhe vendimet nuk i merr opinioni publik. Pistorius të cilit i janë prere këmbët kur ka qënë i vogël ka qenë 6 herë medalist i artë në Lojërat Paraolimpike duke u bërë sportisti i parë i gjymtuar që garonte në lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012.

pistorius

pistorius
 
Redakisa Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen