Një qen i racës Pit Bull ka shqyer në Tiranë një qen komunitar. Publikimi i fotos në rrjetet sociale ka bërë që Ministria e Bujqësisë të kërkojë zbardhjen e rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të hedhjes në internet të pamjeve, që i konsideron shokuese, nga ana e autoriteteve.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Ministria e Bujqësisë thotë se, do të miratojë një paketë aktesh normative mbi kriteret e mbajtjes së kafshëve me tipare agresive dhe përgjegjësinë ligjore të pronarëve të tyre.
Ja komunikata zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë
Në adresën e Ministrisë së Bujqësisë ka ardhur një video ku shfaqet një qen e racës Pit Bull duke masakruar një qen komunitar. Pamjet janë shokuese.
Ministria e Bujqësisë, i kërkon organeve të hetimit verifikimin e burimit dhe të identifikimit të autorit të një video të hedhur në media sociale ku shfaqen akte të mizorisë ndaj kafshëve dhe marrjen e masave.
Ministria njofton se do të miratojë një paketë aktesh normative mbi kriteret e mbajtjes së kafshëve me tipare agresive dhe pergjegjësine ligjore të pronarëve të tyre.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

(Video 1) Kujdes!! Pamje të rënda
(Video 2) Kujdes!! Pamje të rënda
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)