Pite krokante
Përbërësit:
- 2 filxhanë çaji kos
- 2 kokrra vezë
- 300 gr miell
- 1 lugë kafeje sodë buke
- 150 gr djathë
- 2 lugë supe gjalpë
- 2 lugë supe vaj
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Rrihni vezët në një enë të madhe. Shtoni kosin, kripën, gjalpin dhe piperin e zi. Hidhni miellin dhe sodën e bukës, duke i përzier derisa të krijohet një brumë i butë. Hapini pitet dhe mbushini me djathë. Mbyllini me kujdes, spërkateni me pak vaj dhe vendosini në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë në të kuqërremtë. Shërbejeni të ngrohta me kos ose dhallë.
Komento
Komente











