Pite pa petë me patate, proshutë, djathë dhe speca
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 1 qepë mesatare
- 2 vezë
- 200 gr djathë gouda i grirë
- 150 gr proshutë
- 1 spec jeshil
- 3 lugë gjelle miell
- 3 lugë gjelle majdanoz i grirë
- 1 lugë çaji rigon
- 120 ml qumësht
- 120 ml vaj ulliri
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Grini patatet në rende të trashë. Grini ose prisni imët qepën dhe specin jeshil. Vendosni patatet në një tas të madh dhe shtoni qepën, specin, proshutën dhe djathin. Shtoni vezët, miellin, majdanozin, rigonin, qumështin dhe vajin e ullirit. Rregulloni shijen me kripë dhe piper dhe përziejini mirë. Hidhni masën në një tavë të lyer me pak vaj dhe nivelojeni. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 45–50 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë dhe të bëhet krokante. Lëreni të pushojë 10 minuta para se ta prisni dhe shërbejeni të ngrohtë me kos ose sallatë jeshile.
Komente








