Pite të mbushura me djathë dhe kremviçe

Përbërësit:

  • 500 g miell
  • 300 ml kos
  • 1 vezë
  • 1 lugëz me sodë
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Pak kripë
  • Për mbushjen: djathë gouda dhe kremviçe

Përgatitja:

Formojmë brumin dhe e lëmë të pushojë disa minuta. E ndajmë në 8 kuleçë edhe i hapim me pec me trashësi 3 mm, i mbushim me kremviçe dhe djathë. I palosim në mes duke mbyllur mirë anët. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë nga të dy anët.