Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri

Përbërësit:

  • 200 gr spinaq
  • 150 gr çikore
  • 700 gr kos
  • 1 lgj kripë
  • 1 lgj fryrës
  • 100 ml vaj
  • 3 vezë
  • 300 gr djathë i butë
  • 2 gota miell misri
  • 1 tufë koper
  • Bishta qepësh
  • Fara të ndryshme
  • Vezë për lyerjen e sipërfaqes

Përgatitja:

Në një tas vendosim jeshillëqet e pastruara. Shtojmë kripë, piper, vezë, kos, vaj. I pëziejmë të gjitha së bashku dhe më pas shtojmë gradualisht miellin e misrit. Djathin e bardhë e shtypim më një pirun dhe e shtojmë së bashku me bimë aromatike sipas preferencës. Lyejmë një tavë me pak vaj, shtrojmë masën, e nivelojmë mirë dhe më pas e lyejmë me një vezë të trazuar me pak vaj. E spërkasim me fara të ndryshme dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.