TIRANË- Parlamenti Evropian mbështet plotësisht Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Këtë gjë ka pohuar zv.presidenti i PE, Xhani Pitela në një takim që ka pasur sot në Kuvend me Bashkëkryetarin Socialist të Delegacionit të Kuvendit në PE, Taulant Balla.
Pitela vlerësoi ecurinë e deritanishme të Qeverisë, ndërsa tha se “reformat duhet të vazhdojnë me të njëjtin intensistet në të mirë të Shqipërisë, shqiptarëve dhe çështjes së tyre të madhe, integrimin në Bashkimin Evropian”. Ai nënvizoi “punën e mirë për modernizimin e administratës publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Në takimin e sotëm në Tiranë, Pittella shoqërohej nga Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.
Pitela dhe Balla biseduan për situatën politike në Shqipëri, reformat e domosdoshme për përmbushjen e rekomandimeve të KE-së si edhe për parlamentarizmin në vendin tonë.
Balla e falenderoi Pitelën për mbështetjen e pakursyer që ai personalisht por edhe Parlamenti Evropian “i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese në Bashkimin Evropian”.
Balla e njohu Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian me “reformat e nisura nga qeveria në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar si dhe reformimin e administratës publike, çështje këto jo vetëm në interesin e brendshëm të Shqipërisë por edhe si kushte për marrjen e statusit të vendit kandidat”.
Giithashtu Balla e garantoi Zëvendës Presidentin e PE-së se “Institucionet përgjegjëse në vendin tonë, Qeveria, Parlamenti janë të angazhuara për përfundimin e reformave të nisura dhe për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian brenda këtij viti”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com