Pitela: Mëkat nëse s'hyni në
BE në 100 vjetorin e Pavarsisë

Pitela: Mëkat nëse s'hyni në<br />BE në 100 vjetorin e Pavarsisë
TIRANE-  Zv.presidentin e Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela vjen në Tiranë për të përcjellë mesazhin se Shqipëria
se duhet të përshpejtohen hapat për realizimin e reformave të përcaktuara si prioritare. Këto reforma duhet të përfundojnë brenda afatit nëse Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat të BE-së, këtë vit, që përkon me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Mesazhi i Parlamentit Europian është i qartë. Institucionet qeveritare dhe opozita duhet të bëjnë gjithsecili pjesën e vet që të zgjidhen të gjitha cështjet e hapura në mënyrë, që Shqipëria të përfitojë statusin e vendit kandidat të BE-së.  
Zërat e agjendës janë tashmë të qarta: Reforma zgjedhore, reforma e procedurave parlamentare dhe miratimi i ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ky mesazh i është përcjellë edhe përfaqësuesve të opozitës në Shqipëri.

“Do të ishte një mëkat nëse në 100 vjetorin e pavarësisë, Shqipëria të humbiste këtë eveniment të madh historik, siç është hyrja në BE. Unë pres që gjithësecili të bëjë pjesën e vet; ia kam thënë këto gjëra partisë opozitare, ia kam thëne edhe qeverisë, dhe sot Ministrit, që ka përgjegjësinë më të madhe të punojë në këtë drejtim. “- nënvizoi Pitela, pas takimit me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto.

Në takimin e zhvilluar sot paradite me ministrinë e Jashtme, Pitela theksoi se përmbushja e reformës zgjedhore, parlamentare, miratimi i Gjykatës Administrative si dhe përmbushja e të gjitha kritereve integruese të vendit nuk duhet të ndikohen nga zhvillimet e tjera politike në vend.

Nga ana e tij Ministri Haxhinasto vuri në dukje se Shqipëria ndodhet në një situatë të re, ku tashmë sfida parësore është zhvillimi i një dialogu cilësor politik në dobi të përmbushjes së 12 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Në këtë kuadër  "Qasja konstruktive e opozitës është e domosdoshme për prioritete kyçe si reforma zgjedhore, reforma parlamentare, miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, etj."
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!