Pitela vlerëson Topin:
Kryetar shteti mbi palët

Pitela vlerëson Topin:<br />Kryetar shteti mbi palët
TIRANE- Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela, dhe delegacionin që e shoqëron është pritur sot paradite nga presidenti Bamir Topi. Takimi është zhvilluar në ambientet e presidencës.

Në takim është diskutuar në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në vend duke vënë në dukje nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit politik për realizimin e reformës zgjedhore, miratimin e Gjykatës Administrative si dhe përmbushjen e të gjitha kritereve integruese të vendit tonë.

Zyra e shtypit pranë presidencës njofton se zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela vlerësoi rolin e Presidentit Topi në përmbushje të detyrës së tij kushtetuese si "një Kryetar Shteti mbi palët dhe ruajtjen me maturi të ekuilibrave të nevojshme institucionalë.”

“Zoti Pitela shprehu gjithashtu besimin se duke përmirësuar klimën dhe bashkëpunimin politik si dhe duke gjetur vullnetin e duhur, edhe Shqipëria do të arrijë të përmbushë me sukses dhe sa më shpejt detyrimet integruese për në Bashkimin Evropian që lidhen me pavarësinë institucioneve kushtetuese, me reformat e domosdoshme, me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.- vazhdon njoftimi për shtyp.

Nga ana e presidentit Topi është çmuar angazhimi dhe përkushtimi i vazhdueshëm i zotit Pitela në procesin e liberalizmit të vizave si në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Presidenti Topi shpesh është sulmuar nga kryeministri Berisha se ka luftuar maxhorancën duke mbajtur krahun e Edi Ramës. Madje në zgjedhjet e ardhshme për president, Berisha ka thënë haptazi se Bamir Topi nuk do të rikandidohet dhe se kandidati do të jetë një figurë nga maxhoranca. Nga ana tjetër ndërkombëtarët bëjnë apel për president konsensual.  Edhe presidenti Topi ne fund te vitit qe lame pas deklaroi mosrikandidimin e tij si president.
(ne foto Xhovani Pitela dhe Bamir Topi)
 (sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!