Pitella:Rilindja po ndodh, Shqipëria
 destinacion për biznesin italian

Pitella:Rilindja po ndodh, Shqipëria<br /> destinacion për biznesin italian
ITALI - Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Gianni Pittella, ka deklaruar se rilindja e Shqipërisë po ndodh, ndërsa ka shtuar se vendi ynë është kthyer në një destinacion inspirues për biznesin italian. 

"Shqipëria po bën hapa të shpejtë dhe të qëndrueshëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Edi Rama premtoi se do ta rilindë Shqipërinë dhe rilindja po ndodh çdo ditë dhe në shumë sektor ekonomik dhe social. Shqipëria është tashmë një destinacion tërheqës dhe inspirues për ne italianët",- tha ai.

Deklarata e tij u bë gjatë konferencës ndërkombëtare "Shqipëria-Puglia, Perspektiva të reja zhvillimi të përbashkët", me iniciativë të përbashkët ndërmjet Partisë Demokrate Italiane dhe Partisë Socialiste Europiane, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian, Taulant Balla.

Deputeti shqiptar në fjalën e tij u shpreh se falë reformave të kryera nga qeveria, Shqipëria po kthehet në një vend të preferuar për italianët me qëllim kryerjen e investimeve. 

"Lexova para disa ditësh një gazetë italiane që shkruante- “Shqipëria toka e premtuar për italianet”. Po e vërtetë. Me reformat ekonomike që kanë lehtësuar procedurat dhe që kanë inkurajuar investimet, Shqipëria është sot një destinacion kryesor për investitorët italianë dhe jo vetëm",- tha Balla.

Deputeti socialist bëri një prezantim të asaj çka Shqipëria i ofron bizneseve italiane në sektor si energjia, agrikultura, manifaktura, IT, etj.

pitella

Redaksia Online
(k.t/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!